Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Spikati në Europë, klubi i madh suedez kërkon shërbimet e talentit të Dinamos
Mesfushori i talentuar i Dinamos, Klevi Qefalija, ka spikatur me paraqitjet e tij në Conference League. Performancat e tij kanë rënë në sy të skautëve europianë, të cilët kanë bërë sondazhet e para. “Sport Time”, mëson ekskluzivisht se një klub i madh suedez ka trokitur te menaxheri i Qefalijas për të nisur bisedimet për një transferim të mundshëm në sallonet e mëdha të futbollit nordik. 21-vjeçari, i cili është pjesë e kombëtares Shpresa, ka qenë titullar në të katërta ndeshjet që Dinamo ka zhvilluar në Europë, ndaj Escaldes dhe Hajdukut të Splitit. Mesfushori, i cili është nën kontratë me Dinamon, është i fokusuar tek “play off”-i, ku “nëndetësja” do të përballet me polakët e Jagiellonia. Ndërkohë që Qefalija mendon vetëm për fushën, në skenë shfaqet...