Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarret/ 23 vatra të regjistruara gjatë orëve të fundit, 4 aktive, situatë problematike në Fushë Arrëz, Gërmenji me…
Ministria e Mbrojtjes njoftoi dje se në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025, janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në territorin e vendit. Nga këto: 16 vatra janë shuar; 4 vatra janë ende aktive dhe 3 vatra janë në monitorim. Sipas MM janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë). Mbeten vatra aktive dhe në monitorim: 1. Bashkia Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra zjarri me zhvillime në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon...