Donadoni: Pavarësisht se është në prag të të 40-tave, Modriç do të bëjë diferencën në Serie A

Donadoni: Pavarësisht se është në prag të të 40-tave, Modriç do të bëjë diferencën në Serie A

19 Gusht 2025 9:51 Alfred Lleshi Roberto Donadoni ka dhënë mendimin e tij për atë që Luka Modric mund të sjellë te Milani. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ai tha: “Kroati ka njohje të jashtëzakonshme të lojës, përvojë dhe personalitet të mjaftueshëm për të bërë diferencën në Serie A edhe në prag të të 40-ave. Mosha, sigurisht mund të ndikojë në sasinë e minutave që do të luajë, por jo në cilësinë e lojës. E pamë edhe në Kupën e Italisë kundër Barit. Gjithashtu, nuk duhet harruar që Milani nuk luan në kupat europiane këtë sezon, kështu që Modric do të ketë një javë për të marrë frymë midis një ndeshjeje dhe tjetrës”. Çfarë mendon për blerjet e tjera të Milanit?Që nga Jashari e...