Surpriza nga Anglia: Liverpool “dorëzohet”, Real Madrid përgatit blerjen e “minutës së fundit”

Surpriza nga Anglia: Liverpool “dorëzohet”, Real Madrid përgatit blerjen e “minutës së fundit”

19 Gusht 2025 10:05 Telesport Mbrojtësi Ibrahima Konate mund të jetë lëvizja surprizë e minutës së fundit e merkatos së verës. Francezi ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me Liverpool dhe nuk ka gjasa që ajo të rinovohet. Lojtari është i rëndësishëm për “reds”, por frika që të largohet me koston zero verën e ardhshme mund të çojë palët në një marrëveshje. Për më tepër që presioni që po ushtron Real Madrid është i madh. Thashethemet thonë se klubi spanjoll e ka bindur lojtarin të nënshkruajë falas verën e ardhshme. Por, sipas “AS”, skuadra spanjolle mund ta sjellë Konaté në Spanjë menjëherë, duke ofruar rreth 20 milionë euro. Liverpool po kërkon një shumë prej rreth 50 milionë eurosh për të liruar...