Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Reijnders: Të fillosh kështu në Premier Ligë është ajo për të cilën ëndërron çdo lojtar
19 Gusht 2025 10:14 Telesport Tijjani Reijnders ishte protagonist në fitoren 4-0 që Manchester City arriti ndaj Wolves në javën e parë në Premier League. Një gol dhe asist, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes për holandezin që debutonte në kampionatin anglez. “Është vërtet mirë të fillosh me një gol dhe të japësh një assist, veçanërisht në Premier League. Kjo është ajo për të cilën ke ëndërruar. Të fillosh kështu është fantastike, nuk mund të ishte më mirë për mua”, tha Reijnders. “Gol që në ndeshjen e parë të sezonit. Nuk e di çfarë do të ndodhë ose si do të luajë kundërshtari, por ne luajtëm mjaft mirë. Ata na ushtruan presion të mirë, por ne qëndruam të qetë. Po mësoj...