Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Laborator droge në Tiranë/ Policia gjen 500 mijë euro kanabis e kokainë në banesën e 61-vjeçarit
Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë të përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike në Yzberisht, ku janë sekuestruar rreth 17 kg drogë si dhe 22.5 litra vaj kanabisi me vlerë 500 mijë euro. Në pranga është vënë pronari i banesës Shkëlqim Krrashi, 61-vjeç. Njoftimi i policise: Tiranë/Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shape”. Zbulohet në Yzberisht, një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen. Sekuestrohen nga banesa rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj Kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi Kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu. Arrestohet në flagrancë pronari...