Donnarumma “mbahet peng” nga PSG, kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e tij

Donnarumma “mbahet peng” nga PSG, kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e tij

Zhgënjim, hidhërim dhe ndjenjë refuzimi. Një përzierje emocionesh negative goditi Gianluigi Donnarumma pas njoftimit publik të Luis Enrique se nuk është më pjesë e projektit të PSG-së. Nuk mjaftoi ngritja në qiell, madje si protagonist, e trofeut të parë të Champions League në historinë e klubit parizien, së bashku me tri kupa të tjera sezonale, që portieri italian të vazhdonte titullar në “Parce des Princes”. Kjo për shkak se trajneri spanjoll kërkoi një “profil ndryshe”. Për këtë arsye, Lucas Chevalier mbërriti menjëherë te kampionët e Europës. Tani, i vënë “pas litarëve të ringut” dhe me vetëm një vit kontratë te PSG, Gigio duhet të gjejë një klub të ri. Sipas “Sky Sports UK”, pavarësisht krizës së hapur dhe situatës kontraktuale, parizienët e vlerësojnë atë mes 40...