Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kthesë e pabesueshme, Chiesa merr vendim në lidhje me të ardhmen te Liverpool
19 Gusht 2025 9:07 Alfred Lleshi Federico Chiesa dhe menaxheri i tij ia kanë komunikuar Liverpool-it vendimin për të qëndruar në “Anfield”. Sulmuesi italian ka ruajtur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Arne Slot, shokët e skuadrës dhe tifozët e “Reds”, teksa sezonin e kaluar e përkrahën pa hezitim, ndonëse luajti shumë pak. Në muajt qershor-korrik, Chiesa e konsideroi seriozisht largimin, sidomos pasi Liverpool-i refuzoi të gjitha ofertat për Luis Diaz, ndërsa italiani mbeti jashtë turit parasezonal në Azi. Megjithatë, situata ndryshoi shpejt; largimi i Luis Diaz dhe Nunez hapin hapësira të reja për italianin. Goli i shënuar fundjavën e kaluar në “Anfield” u pa si pika e kthesës, duket se shërben si fillimi i një kapitulli të ri. Chiesa ka vendosur të mos...