Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Myslim Murrizi paralajmëron tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën
Me sytë nga SPAK dhe me bindjen se do të jetë në Parlament edhe pse nuk fitoi mandatin e deputetit, Myslim Murrizi paralajmëron zhvillime te forta në vjeshtë, që do shkaktojnë tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën. Në prag të legjislaturës se re, kandidati i listës së hapur provokoi kolegët e zgjedhur deputet ne kryeqytet, të cilët kanë llogari te hapura me drejtësinë. “Nuk ua heq unë mandatin, E dinë vetë ata. Ata që janë në proces gjyqësor dhe ata qe janë në proces hetimor. Nuk uroj askënd që të jenë në burg por zullumet qe kanë bërë do i paguajnë vetë. Kam thënë ne shtator qe do jem në Parlament, por nuk kam dhëne vit mund të jetë dhe shtatori i 2026....