Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Romelu Lukaku trondit Napolin para sezonit të ri, ja të gjitha dëmtimet e tij në karrierë
Belgu nuk është i prirur ndaj dëmtimeve, por kur ndodhin, ekziston rreziku të mungojë për muaj të tërë, siç ndodhi në eksperiencën e tij të dytë tek Interi. Në Napoli, të hënën në mëngjes u dha alarmi: Romelu Lukaku ka pësuar një “lezion të shkallës së lartë të muskulit rektus femoris në kofshën e majtë”, ndaj ekziston frika për mungesë prej 3 apo 4 muajsh. Belgu nuk është një lojtar i prirur ndaj dëmtimeve, por aktuali është i rëndë dhe sulmuesi mund të detyrohet të qëndrojë gjatë larg fushave. Më poshtë keni të gjitha dëmtimet që ka pësuar gjatë karrierës, me ndeshjet e humbura dhe ditët e rikuperimit. Manchester United 2018-2019 Dëmtim në këmbë (11.03.2019) → 3 ndeshje mungesë (19 ditë) Dëmtim në kofshë (29.04.2019)...