Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Futbolli në Zvicër merr ngjyra shqiptare, “Dardania Basel” vihet nën kontrollin e Xhakës
Adriatik BALLA Lojtarët shqiptarë në Zvicër kanë një CV të admirueshme dhe në të gjitha klubet e Superligës zvicerane ka shqiptarë, duke e bërë kampionatin zviceran më të dallueshëm krahasuar me kampionatet e tjera në Europë për praninë e shqiptarëve. Ata janë në përqindje të konsiderueshme. Por s’mjaftohen me kaq, një pjesë angazhohen menjëherë sapo tërhiqen nga futbolli aktiv në pozita komanduese në klube, në rolin e drejtorëve teknikë apo këshilltarëve të presidentëve, siç ka ndodhur me Behramin, Mehmedin etj. Tani në radhët janë Taulant Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që kanë ambicie për të qenë në rol drejtues. Madje Taulant Xhaka e ka nisur dhe karrierën e trajnerit këtë sezon. “Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj”. Këto...