Marash Kumbulla zbarkon në Spanjë te Majorka, Asllani do të largohet nga Interi

Marash Kumbulla zbarkon në Spanjë te Majorka, Asllani do të largohet nga Interi

Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses kuqezi e kanë nisur sezonin e ri si protagonistë me ekipet e tyre, duke spikatur që në javët e para. Më së shumti spikati Taulant Seferi në ligën e parë turke, kurse portieri Alan Sherri ndihmoi edhe i dëmtuar Frozinonen të arrijë fitoren ndaj Monzës. Ndërkohë, Marash Kumbulla ka mbërritur në Spanjë, gati për të nisur aventurën e tij të re me Majorkën, të paktën për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi shqiptar, i lindur në vitin 2000, është transferuar nga Roma në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Për 24-vjeçarin ky është një rikthim në futbollin spanjoll, pasi sezonin e kaluar ai ka veshur fanellën e Espanjolit. Tani, ai do të kërkojë të fitojë një rol të rëndësishëm në skuadrën e...