“Kjo do ishte fitore e madhe”/ Takimi në Shtëpinë e Bardhë, flet diplomati: Një hap larg paqes së qëndrueshme

“Kjo do ishte fitore e madhe”/ Takimi në Shtëpinë e Bardhë, flet diplomati: Një hap larg paqes së qëndrueshme

Diplomati Agim Nesho në një studio televizive komentoi takimin në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të SHBA-së Donald Trump, me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë. Nesho e quajti samit historik dhe një hap drejt një paqeje të qëndrueshme. “Po vijmë në një samit historik. Një hap larg një paqeje të qëndrueshme dhe kjo është një fitore tepër e madhe diplomatike e kësaj administrate e personalisht presidentit Trump. Jemi drejt një rruge që mund të sjellë paqe të qëndrueshme. Vendet europiane kërkojnë armëpushim. Konferenca në Uashington nuk do të bëhej nëse nuk do të kishte kontradikta mes presidentit Trump, Zelensky, dhe liderëve europianë. Janë thënë dy gjëra kryesore. Çështja e Krimesë, që prej 2014 i takon Rusisë. Është dhe çështja e NATO-s. Pjesëmarrja...