Alarm te Bayern/ Harry Kane e thotë troç, trondit me deklaratën e papritur

Alarm te Bayern/ Harry Kane e thotë troç, trondit me deklaratën e papritur

Harry Kane ka folur hapur për situatën e skuadrës së Bayern-it pas triumfit në Superkupën ndaj Stuttgartit. Sulmuesi anglez e përshkroi grupin e futbollistëve si “ndoshta një nga më të vegjlit në të cilët kam luajtur ndonjëherë”, duke dhënë një mesazh të qartë edhe për drejtuesit Max Eberl dhe Christoph Freund, të cilët tashmë kishin pranuar kufizimet numerike të skuadrës. Me pak ditë para debutimit në Bundesliga ndaj Leipzig-ut, Bayern-i ka realizuar vetëm tri afrime: Jonathan Tah, Tom Bischof dhe Luis Díaz. Në dalje, emra të rëndësishëm si Coman, Sané, Müller, Dier, Palhinha dhe i riu Tel janë larguar, ndërsa mungesa e gjatë e Jamal Musiala, i dëmtuar në Botërorin për klube, komplikon më tej planet e trajnerit. Në sulm, përveç Kane dhe Díaz, ekipit...