Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit
Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy vëllezër, të akuzuar si autorë të plagosjes së një 26-vjeçari dhe prindërve të tij pasditen e djeshme në lagjen nr. 4 të Sarandës. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për parkimin, kur vëllezërit Romeo dhe Fabion Laze, goditën me sende të forta N. A , E. A dhe B. A. Ngjarja ndodhi rreth orës 17.45 të së dielës, ku në konflikt u përfshinë të paktën 6 persona. Ata u goditën me grushte, shkopinj e sende të forta, duke marrë plagë të rënda. Tre personat janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë, pasi kishin marrë goditje të shumta në kokë e trup, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia...