Klubi iranian nuk pret përfundimin e kontratës, merr vendimin për Jasir Asanin

Klubi iranian nuk pret përfundimin e kontratës, merr vendimin për Jasir Asanin

Jasir Asani do të vazhdojë karrierën në Iran. Transferimi do të ndodhë që këtë verë, pa pritur janarin, siç ishte thënë më parë. Klubi i Esteghlal ka vendosur të paguajë 1 milion dollarë, për ta marrë menjëherë nga Gwangju. Asanit i përfundonte kontrata në fund të vitit dhe mund të lëvizte falas, por klubi iranian ka nxituar, duke paguar një shumë të majme për ta marrë në ekip. Kështu mbyllet aventura e Asanit në Korenë e Jugut, e cila është shoqëruar nga ulje-ngritje të shumta.