Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kumbulla: Zgjodha Mallorcan sepse më besuan
Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, duket se do të largohet nga Roma pasi do të rikthehet në Spanjë, por këtë herë për të veshur fanellën e Mallorcas. Pas një sezoni në huazim po në La Liga, por me Espanyol, trajneri Gian Piero Gasperini nuk e ka përfshirë më në planet e tij te Roma, duke hapur rrugën për një tjetër huazim të 25-vjeçarit. Kumbulla pritet të kryejë vizitat mjekësore sot dhe më pas të firmosë kontratën me klubin spanjoll. Marrëveshja përfshin të drejtën e blerjes në fund të sezonit për një shumë që shkon deri në 8 milionë euro. Mallorca e sheh mbrojtësin shqiptar si përforcim të denjë, ndërkohë që për shërbimet e tij kishte interes edhe nga klube të tjera në Itali dhe Spanjë....