Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Amorim i bën dalje Onana-s, Man. United ka në listë 3 kandidatë për t’i besuar portën
Manchester United e nisi me humbje sezonin e ri në Premier League, ku u mposht 0-1 në “Old Trafford” nga Arsenal. Ruben Amorim kishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e djeshme disa emra të njohur, të cilët pritet të largohen gjatë këtyrë ditëve të mbetura të merkatos. Një prej tyre është edhe Andre Onana. Ruben Amorim i ka bërë përfundimisht dalje portierit kamerunas, ndaj dhe drejtuesit e United kanë nisur nga puna për të gjetur portierin e ri, pasi edhe portieri tjetër, Altay Bayindir, nuk bind për të qenë titullar. “The Sun” raporton se Man. United kanë një listë me 3 emra të njohur, ku njëri prej tyre do jetë portieri i tyre i ri: Emiliano Martinez, Senne Lammens dhe David de Gea. Emiliano Martinez...