Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Nuk e bind as Gasperinin te Roma! Marash Kumbulla firmos zyrtarisht në Spanjë, e merr ekipi që humbi me Barcelonën
Marash Kumbulla ka nisur një aventurë të re. Mbrojtësi shqiptar është lojtari më i ri i Mallorca, ndërsa më pas do të dalë edhe njoftim zyrtar në faqen e klubit spanjoll. Kumbulla ka mbërritur në Mallorca, teksa ka kaluar në formën e huazimit me të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit, për 8 milionë euro. Mallorca e nisi këtë sezon të ri duke humbur me Barcelonën dhe si përforcim në mbrojtje ka zgjedhur shqiptarin. Pas një sezoni të mirë me Espanjolin, këtë herë Kumbulla shkon në Mallorca pasi nuk e bindi dot as Gasperinin për të qëndruar te Roma. /Sport Ekspres/ ??El central Marash Kumbulla arriba al Mallorca cedit de la Roma per aquesta temporada. ?Tot mentre el club es recupera de...