Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Guindo te Dinamo, Kola lë ‘keq’ Tiranën
Dinamo Siti skuadra që po shkëlqen në Europë ka zyrtarizuar sulmuesin nga Mali, Saliu Guindo. Ndërkaq te Tirana një lajm i keq. Mbrojtësi shtatlartë i qëndres Edison Kola mësohet se ka pësuar një dëmtim dhe se do t’i mungojë bardhebluve për disa javë. Njoftimi i Dinamos: Saliou Guindo është përforcimi i radhës për skuadrën tonë. Futbollisti 28-vjeçar ka bërë prezantimin me fanellën e Dinamo City dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Pas Bernard Berishës, presidenti Adrian Bardhi bën një tjetër goditje, duke kompletuar sulmin blu me një element të rëndësishëm. Guindo e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, pasi është aktivizuar me disa skuadra, së fundi me Egnatian. Ai ka pasur po ashtu edhe disa eksperienca në kampionate të tjera të huaja. Mirë...