Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

Porti detar i Sarandës po konsolidohet si një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turizmin në jug të Shqipërisë, duke regjistruar një rritje prej 20% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë shtatë mujorit të parë të vitit 2025, janë përpunuar plot 345.476 pasagjerë, një shifër rekord që tejkalon ndjeshëm 295 mijë udhëtarët e vitit të kaluar. Gjatë muajit gusht, fluksi ditor i udhëtarëve ka arritur në 7.300 persona, duke e vendosur portin përballë sfidave logjistike dhe operacionale. Për të përballuar kërkesën në rritje, gjatë sezonit veror janë angazhuar 9 tragete dhe janë vendosur 16 orare nisje-mbërritjeje, duke mundësuar një qarkullim më efikas të udhëtarëve. Me rritjen e vazhdueshme të fluksit turistik, Saranda po afirmohet si një nga destinacionet më të...