Milani në ethe për sulmues/ Igli Tare hap kartat, ja kush është në listë

Milani në ethe për sulmues/ Igli Tare hap kartat, ja kush është në listë

Milani është në kërkim të një sulmuesi. Drejtori sportiv, Igli Tare, ka konfirmuar se ai është në bisedime me disa emra, mes të cilëve edhe serbi i Juventusit, Dusan Vlahovic. ‘Zonja e Vjetër’ i ka kërkuar sulmuesit largimin, por ai pret ende një mundësi në Torino. Veç golave të munguar, te Juvja kërkojnë të ulin edhe buxhetin, duke ditur se Vlahovic paguhet 12 milionë euro në sezon. Tare e ka në listë, kjo duke u konsultuar me Max Allegrin, trajnerin që më parë e ka pasur te Juvja. Hojlund i Manchester United dhe Nicolas Jackson i Chelsea janë aty. “Hojlund është një mundësi e mirë për ne. Po e vlerësojmë këto ditë, por tregu i transferimeve është i paparashikueshëm. E dimë që duhet të ndërhyjmë në...