Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sherr në Korçë, dhunohet një punonjëse/ Arrestohen 3 persona, 7 të tjerë nën hetim
Policia e Korçës arreston 3 persona dhe procedon në gjendje të lirë 7 të tjerë. Pas një konflikti mbrëmjen e djeshme gjatë Festës së Birrës, mësohet se disa persona që janë raportuar të dehur, kanë goditur një vajzë që punonte në një nga stendat e kompanive. Sherri ka agravuar me përfshirjen edhe të personave të tjerë që ishin pjesë e stendës, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar rreth 15 persona në komisariat. Nga hetimet, u arrestuan 3 prej tyre, ndërsa 7 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë. Materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për rastin.