Esposito shpjegon festimin e tij “Braccio di Ferro” dhe pse zgjodhi fanellën 94 tek Interi

Esposito shpjegon festimin e tij “Braccio di Ferro” dhe pse zgjodhi fanellën 94 tek Interi

Pio Esposito, i ftuar në formatin “On Board” të DAZN, foli mbi origjinën e tij dhe rrugëtimin drejt ekipit të parë të Interit. Ai lindi në Castellammare di Stabia, ku qëndroi deri në moshën 6-vjeçare, para se të shpërngulej në Brescia me familjen për të ndjekur ëndrrën e futbollit bashkë me vëllezërit e tij. Me vëllezërit ka një lidhje të fortë. Me Salvatore pati më shumë përplasje gjatë dy viteve te Spezia, ndërsa me Sebastiano flasin shpesh për sezonet e tyre. Të tre ndihmojnë dhe motivojnë njëri-tjetrin. Esposito iu bashkua Interit në moshën 9-vjeçare. Kujton golin e parë në një gjysmëfinale kundër Torinos dhe trajnerin Davide Aggio, që i mësoi vlerat e klubit dhe mentalitetin fitues. Në ekipin “Primavera”, nën drejtimin e Chivu, pas 6...