Napoli humbi Lukakun prej dëmtimit të rëndë, mjeku i njohur sportiv bën prognozën e riaftësimit

Napoli humbi Lukakun prej dëmtimit të rëndë, mjeku i njohur sportiv bën prognozën e riaftësimit

18 Gusht 2025 14:11 Alfred Lleshi Lajme të këqija për Napolin, që do të duhet të bëjë pa Romelu Lukakun për një kohë të gjatë. Sulmuesi belg u dëmtua në miqësoren kundër Olympiacos dhe boshllëku i lënë mund ta detyrojë klubin “axurr” të rikthehet në merkato. Për të kuptuar më mirë gjendjen, “Tuttomercatoweb” kontaktoi Marcello Manzuoli, ish-mjek sportiv te Fiorentina dhe Empoli. Ai tha: “Duket se rikuperimi do të jetë i gjatë. Varet ku është dëmtimi. Në pjesën e poshtme shërohet më shpejt, ndërsa në pjesën e sipërme, pranë kockës, është shumë më problematik, sepse mund të ketë edhe shkolitje”. Sipas tij, përmendja e një konsultimi kirurgjik tregon seriozitetin e problemit, edhe pse operacionet e muskujve janë shumë të rralla në futboll: “Unë nuk kam...