Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ekonomia e oborrit të pakicës”/ Taulanda Jupi denoncon pabarazinë e thellë ekonomike në Shqipëri
Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, ka publikuar një reagim kundër asaj që e quan “ekonomia e oborrit të pakicës”, duke denoncuar polarizimin ekstrem të pasurisë në Shqipëri. “Sot, 4.5% e shqiptarëve zotërojnë 58% të kursimeve në banka, ndërsa 1 në 3 shqiptarë nuk ka asnjë qindarkë në llogari”, shkruan Jupi, duke e cilësuar këtë si një marrëveshje të fshehtë mes pushtetit dhe një pakice të privilegjuar.Në mesazhin e saj, ajo ngre shqetësimin për një sistem të kalbur ekonomik, të ndërtuar mbi koncesione të dyshimta dhe PPP të korruptuara, ku qeveria takson më fort mësuesit dhe infermierët sesa korporatat klienteliste. “Shqipëria ndërton grataçela, por jo shkolla. Lartëson kulla, por zbraz shpresat”, thekson Jupi, duke u distancuar nga një model që, sipas saj, shpërblen...