Humbja më e thellë në karrierë, pas lotëve vjen “mea culpa” e Neymar: E turpshme…

Humbja më e thellë në karrierë, pas lotëve vjen “mea culpa” e Neymar: E turpshme…

Një Neymar i rrallë në karrierën e tij u shfaq natën e kaluar, pasi Santos i tij pësoi humbjen më të madhe të karrierës: 6-0 ndaj Vasco da Gama, skuadër ku luan Philippe Coutinho, i cili realizoi dopietë. Neymar doli nga fusha duke qarë dhe mbuluar fytyrën prej turpit, përpara tifiozëve që vërshëllenin dhe kritikonin ashpër lojtarët e tyre. Kjo ishte humbja më e thellë jo vetëm e Neymar, por edhe në historinë e Santos. “Një ndeshje turpëruese”, – komentoi vetë numri 10 përmes rrjeteve sociale. Para kësaj, humbja më e rëndë në karrierën e Neymar ishte 4-0 ndaj PSG më 2017, kur luante me Barcelonën. Humbja 6-0 ndaj Vasco da Gama është gjithashtu rekordi më negativ i Santos, që pas kësaj vendosi ta shkarkonte trajnerin...