Simeone: Humbja që në start një rezultat i dhimbshëm, do të na shërbejë si leksion

Simeone: Humbja që në start një rezultat i dhimbshëm, do të na shërbejë si leksion

Atletico Madrid e sezonin e ri në La Liga me një humbje të dhimbshme 2-1 kundër Espanyol. Kjo ishte hera e parë që trajneri argjentinas humbet në javën e parë në Spanjë. “E humbëm ndeshjen, rezultati na dhemb. Mendoj se do të shërbejë si mësim”, tha trajneri Diego Simeone. “Jemi ende në fillim të sezonit dhe nga kjo ndeshje duhet të mbaj shënim gjërat shumë të mira që bëmë. Futbolli është i mrekullueshëm: ata shënuan nga një situatë pa top, pastaj menjëherë e bënë rezultatin 2-1, dhe ne mbetëm duarbosh“, shpjegoi Simeone. Për zëvendësimet e Almada dhe Baena, të cilët dolën nga fusha së bashku: “Ne e menaxhuam mirë ndeshjen deri te goli. Donim të sillnim lojtarë të rinj. Më pëlqyen Almada, Álex, Johnny… askush...