Pandiani kujton përplasjen e tij të fortë me CR7: Ishte tip arrogant, shumë i pakëndshëm

Pandiani kujton përplasjen e tij të fortë me CR7: Ishte tip arrogant, shumë i pakëndshëm

18 Gusht 2025 13:01 Alfred Lleshi Walter Pandiani ka qenë një nga sulmuesit më të njohur të futbollit spanjoll. Nofka e tij, “El Rifle”, e tregon qartë se si ishte ai si lojtar. Dhe pikërisht kjo qasje e çoi disa herë në përplasje me kolegë të fushës së blertë. Kjo ndodhi, për shembull, edhe me Cristiano Ronaldon, i cili gjithashtu nuk ishte nga ata që heshtnin lehtë. Ngjarja ndodhi kur ai mbronte fanellën e Osasunës, ndërsa portugezi atë të Real Madridit. Një episod që tani Pandiani e ka kujtuar gjatë një interviste për “Diario AS”:“Njerëzit në ‘El Sadar’ (stadiumi i Osasunës) janë shumë të zjarrtë, e fishkëllyen dhe ofenduan Cristianon që nga momenti kur doli për nxemje. Kjo e nervozoi dhe gjatë provës së goditjeve...