Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret, Zhupa kërkesë institucioneve për dëmshpërblimin e banorëve të Delvinës, Finiqit e Konispolit
Deputetja e PD-së Ina Zhupa, përfaqësuese e qarkut të Vlorës në Kuvend, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare ministrisë së Brendshme, së Mbrojtjes, Bashkive Delvinë, Finiq, Konispol, Prefektit të Vlorës dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ku kërkon ngritjen e një grupi pune për evidentimin e dëmeve nga zjarret dhe marrjen e masave për dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur. “Të ngrihet një grup pune i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, së Ministrisë së Brendshme, të secilës nga bashkitë, përfaqësues tëprefektit të Qarkut dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Të bëhet një proces evidentimi real dhe i shpejtë nëterren i dëmeve që la pas situata e zjarreve. Të përgatitet një projektvendim që dëmshpërblen nëmënyrë të plotë sipas cmimeve...