Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vlahovic nuk e prish terezinë, i vendosur t’i shijojë milionat e Juventusit deri në fund
Rikthimi i Kolo Muani te Juventusi dhe “skarcimi” i Hojlund nga Manchester United nuk e shqetësojnë Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb, me kontratë deri më 2026, nuk do të rinovojë me klubin bardhezi, i cili natyrisht do të preferonte ta shiste sa më shpejt, për të mos e humbur falas vitin tjetër. Megjithatë, rreth tij mbretëron qetësia, ndoshta më tepër sa mendohet. Sipas “Tuttosport”, kjo është pjesë e strategjisë së sulmuesit numër 9; të qëndrojë në Torino të paktën deri në janar për arsye financiare dhe mundësish. Paga e tij këtë sezon është rritur në 12 milionë euro, kështu që Vlahovic ka interes maksimal të qëndrojë te Juve për t’i maksimizuar të ardhurat. Ai nuk është lojtar i demotivuar, që pret fundin e muajit për të...