Wayne Rooney kritikon ashpër Isak: Mënyra si po vepron është shumë e gabuar

Wayne Rooney kritikon ashpër Isak: Mënyra si po vepron është shumë e gabuar

Në debutimin e tij si komentator televiziv në Angli, ish-kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney, nuk i kurseu kritikat ndaj sulmuesit suedez Alexander Isak. Lojtari në fjalë, aktualisht “në grevë” pasi refuzoi të luante për Newcastle, po tenton të detyrojë transferimin e tij te Liverpool. Rooney tha: “Refuzimi për t’u stërvitur e bën rikthimin në fushë shumë të vështirë. Ka një çështje besimi, po vepron në mënyrë të gabuar. Ndoshta është këshilluar keq. Skuadra që po tenton ta blejë, në këtë rast Liverpool-I, duhet të pyesë nëse ky është lloji i lojtarit që duan…, pra dikush që braktis shokët dhe një klub të madh. Është një mundësi e mirë, por duhet menaxhuar si duhet”. Rooney e di çfarë flet. Edhe ai më 2010 kërkoi largimin...