Sali Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e “detyrim paraqitjes’

Sali Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e “detyrim paraqitjes’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, lidhur me zbatimin e masës së “Detyrim paraqitjes”, që ka vendosur gjyqtari i Apelit të Posaçëm. Në vendimin e gjyqtarit, Berisha është i detyruar të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë. “Do ta vazhdoj gjykimin, është procedurë. S’ka të bëjë me individët. Është çështje parimi. Një njeri, Edi Rama pas largimit të PD nga Parlamenti ka vendosur në ligje një nën antikushtetues. Përpjekja ime është rivendosja e standardeve ndërkombëtare”, tha Berisha në një prononcim për gazetarët. /vizionplus.tv