Bologna rrit presionin për Asllanin. Zikaltrit nuk e shesin më pak se 15 mln euro, ja pengesat e operacionit

Bologna rrit presionin për Asllanin. Zikaltrit nuk e shesin më pak se 15 mln euro, ja pengesat e operacionit

Jo vetëm Zalewski… Pas largimit të anësorit të majtë tek Atalanta, Interi po punon për një tjetër “dalje”, të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar, zyrtarisht në merkato që nga fillimi i korrikut, ka rifituar interesimin e fortë të Bologna, e cila ka parakaluar Torino në këtë “ankand”. Klubi emilian ka pëlqimin e plotë të lojtarit (kujtojmë që Asllani, një muaj më parë refuzoi transferimin te Betis) dhe është gati të ulet në tavolinë për negociatat me Interin. Zikaltrit e vlerësojnë ish-lojtarin e Empolit jo më pak se 15 milionë euro dhe po shqyrtojnë mundësinë e shitjes përfundimtare ose, si opsion i dytë, huazimit me detyrim blerjeje. Dallimi me Bologna nuk është aq te vlera e kartonit, por formula e shitjes. Oferta që bolonjezët janë gati të...