Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zhgënjen në pistë, por Hamilton i ka sjellë Ferrari rreth 70 milionë euro fitim në marketing
Sezoni 2025 i Ferrari e veçanërisht i Lewis Hamilton është zhgënjyes, që ka fituar vetëm garën sprint në Kinë. Më pas, asnjë podium këtë vit. Por, nëse në pistë gjërat shkojnë jo mirë, në marketing “kokëkuqja” ka qenë mjaft produktive. Sipas vlerësimeve të kryera nga mediat italiane, “efekti Hamilton” në të ardhurat e Ferrari është afërsisht 70 milionë euro më i lartë se xhiroja e saj e vitit 2025. Kjo shifër mund të kishte qenë edhe më e lartë nëse rezultatet do të ishin më të mira. Në mënyrë specifike, nga janari deri në qershor, të ardhurat u rritën nga 313 milionë euro (kjo shifër është për të njëjtën periudhë në vitin 2024) në 396 milionë euro, falë të ardhurave më të larta nga partneritetet...