Thuram: S’jam ende në 100% të formës por është normale, kjo fazë përgatitore ishte e vështirë

Thuram: S’jam ende në 100% të formës por është normale, kjo fazë përgatitore ishte e vështirë

18 Gusht 2025 9:38 Telesport Sezoni i ri për Inter është në prag. Skuadra e trajnerit Christian Chivu bëri një paraqitje të mirë në miqësoren e fundit ndaj Olympiacos, duke fituar 2-0. Protagonist në këtë miqësore ishte edhe sulmuesi Marcus Thuram, i cili bëri një vlerësim të kësaj faze stërvitore të skuadrës zikaltër. “Jemi ende të lodhur nga javët e vështira të përgatitjes, por është mirë të luajmë në këtë vapë sepse na përgatit për debutimin tonë në kampionat“, tha sulmuesi francez për Inter TV. “Ne fituam kundër Olympiacos pa pësuar gol, që ishte edhe qëllimi ynë. Jemi të lumtur. Nuk jam 100% ende, por po punoj për t’u rikthyer në formën time më të mirë”, tha Thuram. Në fund, ai komentoi: “Tifozët në Bari...