ANALIZA / Milani shijon “mrekullinë” e parë allegriane, Gimenez dhe Fofana japin sinjale pozitive

ANALIZA / Milani shijon “mrekullinë” e parë allegriane, Gimenez dhe Fofana japin sinjale pozitive

Në letër duket një Milan i ri, por në fakt ndaj Barit ishte shumë më pak i tillë. Në ndeshjen e parë të sezonit, në epokën e re të Allegrit, ishin të njëjtët lojtarë që mbanin “timonin” e skuadrës kuqezi; Rafa Leao dhe Christian Pulisic. Portugezi, para se të shqetësonte “San Siron” për problemin në pulpën e këmbës, shënoi një gol që u quajt “mrekulli”. I pari në sytë e Max, i cili ishte prezent në stadium, jo në stolin kuqezi (vuante pezullimin), edhe me temperaturat e larta të Milanos. Krosim nga e djathta e Tomorit, goditje e shkëlqyer me kokë e Leao dhe gol. Diçka e rrallë absolute për të dy, si bashkëpunim, te Milani. Numrat flasin më qartë: për Rafa ishte goli i...