Milani i ri bind në debutimin zyrtar, Igli Tare del hapur për çështjen e sulmuesit

Milani i ri bind në debutimin zyrtar, Igli Tare del hapur për çështjen e sulmuesit

Një Milan bindës e hapi sezonin e ri me fitore të pastër ndaj Barit, duke siguruar kalimin në raundin e dytë të Kupës së Italisë. Në “San Siro” përfundoi 2-0, Rafa Leao zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, por menjëherë më pas u detyrua të linte fushën për një problem fizik. Për gjendjen e tij, trajneri i dytë kuqezi Landucci u shpreh i pasigurt në fund të ndeshjes: “Nuk e di, doli sepse ndjeu këtë shqetësim dhe nuk donim të rrezikonim më shumë. Do të shohim nesër cilat do të jenë rezultatet e kontrolleve mjekësore”. Ndeshjen në pjesën e dytë e vulosi Christian Pulisic, një nga më të mirët në fushë, bashkë me Saelemaekers dhe Fofana. Skuadra e Allegrit tregoi soliditet dhe fluiditet taktik, duke alternuar...