Zhegrova në “radarin” e bardhezinjve, Yildiz shpallet i paprekshëm

Zhegrova në “radarin” e bardhezinjve, Yildiz shpallet i paprekshëm

Juventusi vijon përgatitjet nën drejtimin e Igor Tudor. Pas fitores 2-1 ndaj Atalantës në “Trofeo Bortolotti”, me golat e Jonathan David dhe Vlahovic, skuadra bardhezi kreu një seancë stërvitore në “Continassa”. Titullarët bënë punë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër luajti mini-ndeshje. Sot e ka ditë pushimi, ndërsa të martën do të nisë përgatitjet për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit në Serie A, të cilën do ta luajë më 24 gusht kundër Parmës në “Allianz Stadium”. Në merkato, drejtuesit bardhezinj po punojnë në disa fronte. Largimet janë në qendër të vëmendjes, por një sy mbahet edhe nga afrimet. Nëse largohet Nico Gonzalez, që pëlqehet nga Atletico Madridi dhe vlerësohet rreth 30 milionë euro, Juventusi do të synojë një tjetër sulmues krahu. Pikërisht për këtë, klubi është interesuar...