Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arsenali fiton ndeshjen e parë sezonale me Junajtid në Premier League, vendos Kalafiori
Adriatik BALLA Premier League angleze luajti dje ndeshjet e para të xhiros së parë për këtë sezon, ku ra në sy fitorja e Arsenalit përballë Mançester Junajtid, një start shumë i mirë për trajnerin Arteta përballë Junajtid të trajnerit Amorim. Një start domethënëse për “Topçinjtë” që shihen këtë sezon si pretendente për trofeun e titullit. Kështu, Rikardo Kalafiori ia ka siguruar fitoren Arsenalit në derbin e xhiros së parë të Premier League për edicionin e ri. Kalafiori realizoi gol në minutën e 13-të, për t’ia siguruar pikët e plota “topçinjëve” në ndeshjen që u zhvillua të dielën në “Old Trafford”. Skuadra e Junajtid me udhëheqës të skuadrës Ruben Amorimin, shpenzoi 200 milionë funte në verë. Amorim vendosi që në portë ta nis ndeshjen turku Altai...