Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nico Williams i jashtëzkonshëm, Athletic Bilbao dhe Sevilla dhurojnë spektakël. Në fund festojnë vendasit (video)
17 Gusht 2025 21:26 Telesport Athletic Bilbao e ka nisur me fitore sezonin e ri, pasi mposhti në “San Mames” 3-2 Sevilla-n. Protagonisti kryesor i takimit ishte Nico Williams. 23-vjeçari fillimisht fitoi një penallti, pasi u pengua brenda zonës, të cilën e shndërroi vetë në gol në minutën e 35-të. Në minutën e 42-të, Nico Williams bëhet sërish protagonist, ku falë pasimit të tij brenda në zonë, i devijuar edhe nga kundërshtari, Maroan Sannadi dërgon topin në rrjetë dhe i jep avantazhin e dyfishtë Bilbaos. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-0. Në minutën e 60-të, Lukebakio shënoi për Sevilla-n gol spektakolar nga distanca. Në minutën e 72-të, Agoume barazoi shifrat për miqtë pasi shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së...