Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Torta” për në fund! Man. United ndryshon objektiv, gati të bëjë surprizën e merkatos me këtë lëvizje
17 Gusht 2025 22:14 Telesport Manchester United e nisi me humbje sezonin e ri në Premier League, duke u mundur 0-1 në “Old Trafford” nga Arsenal. Klubi i drejtuar nga Ruben Amorim tregoi që ende nuk e ka marrë formën e duhur për sezonin e ri. Prej ditësh, Man. United është në bisedime me Brighton për transferimin e Carlos Baleba, por çmimi i tij është shumë i majmë, 130 milionë euro. talkSPORT raporton se drejtuesit e United kanë hequr dorë nga Baleba dhe janë hedhur në sulm për të bërë një goditje surprizuese, e cila do jetë e fundit për këtë merkato. Objektivi i ri i United është mesfushori i talentuar i Crystal Palace, Adam Wharton. 21-vjeçari ka qenë fantastik në sezonin e kaluar, ku...