Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kumbulla me skuadër të re, ja ku do të luajë këtë sezon mbrojtësi i Kombëtares
Marash Kumbulla do të firmosë me Mallorcan, duke nisur një tjetër eksperiencë në La Liga. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kalon nga Roma te skuadra spanjolle në formë huazimi, me opsion blerjeje përfundimtare prej 6 milionë eurosh plus 2 milionë bonuse. Ai rikthehet në Spanjë pas sezonit të kaluar të shkëlqyer me Espanyol, duke bindur Mallorcan që ta afrojë për të përforcuar repartin defensiv. Marrëveshja u arrit pasi u përcaktuan detaje të veçanta për pagën e lojtarit. Klubi spanjoll do të mbulojë pjesën më të madhe të rrogës së Kumbullës, ndërsa Roma do të kontribuojë për pjesën e mbetur. Në rast se Mallorca siguron mbijetesën dhe plotësohen disa kushte të caktuara, spanjollët do të paguajnë rrogën e plotë. Ky transferim i jep mbrojtësit shqiptar mundësinë për...