Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vendos goli i Calafiori-t, Arsenal del me 3 pikë nga “Old Trafford” (video)
Supersfida e javës së parë të sezonit të ri të Premier League, mes Manchester United dhe Arsenal është mbyllur 0-1 për londinezët. “Topçinjtë” kanë gjetur avantazhin me Riccardo Calafiori, pas 13 minutave lojë, falë edhe një gafe të portierit vendas. Gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi për londinezët, portieri i Man. United, Altay Bayındır, nuk grushton mirë topin dhe Calafiori përfiton nga kjo “dhuratë” dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 30-të, Man. United i afrohet golit, por goditja e Dorgu përplaset në shtyllën e djathtë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenal. Në minutën e 60-të, Gyokeres lë fushën e lojës për Havertz. Një debutim për t’u harruar nga sulmuesi suedez, por jo dhe aq për fajin e tij, pasi i munguan furnizimet...