Do ta shohim në Serinë A? Juventusi futet në garë për yllin shqiptar, do t’ia marrë Marsejës

Do ta shohim në Serinë A? Juventusi futet në garë për yllin shqiptar, do t’ia marrë Marsejës

A do ta shohim në Serinë A apo jo? Edon Zhegrova ka mundësinë më të mirë për të qenë pjesë e elitës së futbollit italian. Ylli shqiptar është prej kohësh në negociatat me Marsejën dhe bisedimet kanë shkuar në faza më të avancuara. Por në një moment që pritej që kjo marrëveshje të mbyllej përfundimisht, planet i prish Juventusi. Fabrizio Romano ka raportuar se Juventusi është hedhur seriozisht në garë për të firmosur për shërbimet e Edon Zhegrovës, ndërsa ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të parë të ardhmen e tij. /Sport Ekspres/