Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

17 Gusht 2025 17:42 Telesport “La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar Interit 50 milionë euro për qendërmbrojtësin Alessandro Bastoni. Megjithatë, klubi zikaltër ka refuzuar direkt dhe i ka kthyer Chelsea-s përgjigjje negative. Bastoni mund të konsiderohet pa frikë si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në botë. Për italianin ka pasur vazhdimisht interes nga klubet e mëdha, si Real Madrid, Barcelona, PSG, Man. City etj, por deri tani ofertë zyrtare për të ka bërë vetëm Chelsea. 50 milionë euro janë shumë pak për kohën e sotme, për një lojtar si Bastoni. Kontrata e Bastoni-t me Inter skadon në vitin 2028 dhe drejtuesit e klubit zikaltër...