Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vjen goli i parë në “Old Trafford”, portieri i United i bën “dhuratë” Arsenalit (video)
17 Gusht 2025 17:54 Telesport Në “Old Trafford” po luhet supersfida mes Manchester United dhe Arsenal, e vlefshme për javën e parë të Premier League. “Topçinjtë” kanë gjetur avantazhin pas 13 minutave lojë, falë një gafe të portierit vendas. Gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi për londinezët, portieri i Man. United, Altay Bayındır, nuk grushton mirë topin dhe Calafiori përfiton nga kjo “dhuratë” dhe dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Kujtojmë që Ruben Amorim ka lënë jashtë për këtë takim, Andre Onana. Portieri kamerunas pritet të largohet gjatë ditëve të fundit të merkatos, por Altay Bayındır po tregon që Man. United ka nevojë për një portier të ri, pasi as ai nuk bind.