Itali/ 20- vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë me makinë

Itali/ 20- vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë me makinë

Një 20-vjeçar shqiptar është kapur nga karabinierët italiane duke shpërndarë kokainë në Peruxhia dhe besohet se është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike në këtë zonë. Aksioni u krye në zonën e San Sisto, ku i riu u pa teksa qarkullonte me një automjet. Pasi pa patrullën, ai menjëherë u shfaq i shqetësuar dhe nervoz, duke i shtyrë efektivët që të kryenin një kontroll personal dhe të automjetit. Pas një kontrolli, oficerët gjetën dhe sekuestruan shtatë pako që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 6 gramë. Ai u izolua në paraburgimin e kazermave të ‘Via Ruggia’, ndërsa Gjykata e Peruxhias vërtetoi arrestimin. “Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme kundër trafikimit të drogës të kryera nga Karabinierët...