Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara
                            Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara në sipërfaqe. Kështu ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama, ku ka ndarë një video nga bregdeti i Lezhës. “Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara në sipërfaqe, por edhe të menaxhuara me standarde optimale, për të ofruar eksperienca të bukura për të gjithë”, shkruan kryeminisri Rama. Kreu i qeverisë ndan shpesh imazhe nga natyra shqiptare, zonat bregdetare për të promovuar bukuritë e vendit, veçanërisht në stinën e verës, kur turizmi është në kulmin e tij.