Sot Milan-Bari në Tring, kuqezinjtë debutojnë në Kupë përpara tifozëve të vet në “San Siro”

Sot Milan-Bari në Tring, kuqezinjtë debutojnë në Kupë përpara tifozëve të vet në “San Siro”

Komo, Venezia, Kaljari dhe Palermo u bënë skuadrat e radhës të kualifikuara për në fazën e 1/16 të Kupës së Italisë. Nuk munguan emocionet dhe duelet e forta në takimet e transmetuara në Tring. Palermo e Serisë B, surprizoi Kremonezen e cila në këtë sezon do të luajë në Serie A. Skuadra siciliane që financohet nga sheikët e Manchester Cityt, ka ndërtuar një ekip simpatik dhe këtë gjë e tregoi edhe në duelin e Kupës. Ata luajtën më mirë sesa Kremoneze, ndonëse nuk mundën të fitonin në kohë të rregullt. Gjithçka u zgjidh te goditjet e penalltive. Palermo ishte e saktë në të pesta goditjet, ndërsa vendasit gabuan goditjen e pestë dhe të fundit me anë të Jonsen. Me penallti kaloi edhe Kaljari pasi në...